Shteti Islamik ka lëshuar një kërcënim të sëmurë ndaj Belgjikës duke thënë që së shpejti do të ndodh një sulm.
Në video shihet një militant duke ecur rrugëve të Antwerpit drejt një stacioni, transmeton portali arbresh.info.
Policia është duke tentuar të identifikojë njeriun prapa kamerës për të shmangur një sulm të mundshëm.
Në video personi që flet turqisht thotë: “Ne i kemi mprehur thikat tona, ne do t’ua presim kokat dhe do të mbushim rrugët me gjak”.
Ndërkohë edhe policia ka forcuar sigurinë duke shtuar numrin e oficerëve në afërsi të stacionit të trenit.
Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i ISIS-it ka bërë thirrje për sulme të reja nëpër Evropë./Arbresh.info
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...