Google ADS

Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni gati për unazën e kryeqytetit, stadium dhe spitalin e ri

14:12 | 6 Nëntor 2024
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marr pjesë në përurimin e punimeve të projektit të ri për lidhjen e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë dhe qendrës së qytetit.

Abdixhiku tha se ëndrra e një arkitekti po bëhet realitet ndërsa theksoi se ky projekt nuk është vetëm funksional por edhe estetik, përcjell Arbresh.info.

“Kur ëndrra e një arkitekti bëhet realitet, jemi të lumtur të gjithë. I tillë është projekti i lidhjes së Lagjes Arbëri me Pallat të Rinisë e me Qendër të qytetit që nisi sot – dhe si i tillë do të mbesë shenjë ikonike në Kryeqytet. Me Përparimin, Kryetarin e Prishtinës, përuruam nisjen e punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë, një projekt jo vetëm funksional por dhe estetik; një shesh i gjelbër për këtë anë. Kjo zgjidhje, e cila afron një lagje me 30 mijë banorë me vet qendrën e qytetit, është zgjidhje kapitale, është zgjidhje monumentale! Urova po ashtu drejtorin Krenar Xhaferi, puna e së cilit në Prishtinë është shembull i mirë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, Abdixhiku shtoi se me qeverisjen e tij do të bëhet unaza e kryeqytetit, stadiumi kombëtar dhe spitali i ri .

“Projekti, zotim i Përparimit dhe i yni elektoral, është ideuar, projektuar e financuar tërësisht nga Komuna e Prishtinës; dhe pavarësisht pengesave të pakuptueshme të qeverisjes qendrore, ai po merr jetë!

U zotova, që nga 9 shkurti, në qeverisjen time, të gjitha pengesat e nivelit qendror mbi Kryeqytet do të marrin fund. Përtej kësaj, u thash të bëhen gati për: Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin Kombëtar; Spitalin e Ri të Kosovës. Projekte të mëdha kapitale, që lënë shenja përtej gjeneratave! Ne jemi edhe të vendosur edhe të qartë edhe me plot vullnet për punët që do t’i bëjmë në vend”, shtoi Abdixhiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme