Një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan mbrëmë rreth orës 17:05.
I ndjeri kishte dalë nga shtëpia më 14 tetor të këtij viti dhe ishte raportuar si i humbur, mirëpo është gjetur mbrëmë i vdekur.
“Raportohet se me datën 21.10.2019 rreth orës 21:34 pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte raportuar se kishte dalë nga shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bën të ditur policia
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./arbresh.info
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës