Ishte nisur për në shkollë, zhduket një vajzë nga Gjilani

09:19 | 14 Mars 2024
K.B

Një grua nga Gjilani ka raportuar në Polici se vajza e saj është zhdukur.

Sipas saj, ajo ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë (12.03.2024)

“Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme