Ishte në kërkim policor, i dyshuari ikën në drejtim të Serbisë

08:42 | 24 Qershor 2024
E.K

Një person i cili ishte në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00, në pikë kalimin kufitar në Merdarë, Podujevë.

“PKK. Merdarë, Podujevë / 23.06.2024 – 02:00. I dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte qenë në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale’, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme