Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në Han të Elezit

15:12 | 18 Nëntor 2024
L G

Një person është arrestuar në Hanë të Elezit nën dyshimin për veprën penale ” Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre.

“Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00,  policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ” Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e  Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme