Google ADS

Ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, arrestohet i dyshuari për “Vjedhje grabitqare”

16:37 | 19 Janar 2021
L G

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’.

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datё 19.01.2021 rreth orës 11:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’ i kërkuari V.K. lindur me 1987, raporton arbresh.info.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, i njëjti pas arrestimit ёshtё dërguar nё ndalim Policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë./arbresh.info

Të ngjashme