Ishte i dënuar me 120 ditë burg për dhunë në familje, policia e zë kaçanikasin

15:47 | 4 Gusht 2022
arbresh.info

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:00 pasi kanë pranuar një informacion, në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M (M/K), i moshës 48 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej njëqindenjëzet (120) ditëve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme