Google ADS

Ishte duke punuar në arën e tij në Rahovec, has në një granatë dore të pashpërthyer

08:44 | 26 Maj 2024
E.G

Një burrë ka raportuar se ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer, derisa ishte duke punuar në arën e tij në Rahovec.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe e kanë njoftuar njësitin për deminim, shkruan Arbresh.info.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Fsh. Radostë, Rahovec 25.05.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se deri sa ishte duke punuar në arën e tij kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer (granat dore). Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar njësitin për deminim.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme