“Isha e plagosur, por nuk më kursyen”

10:22 | 29 Korrik 2017
Arbresh.info

Rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë, ato kanë thyer heshtjen, 10 prej tyre kanë rrëfyer historinë e  se si e kanë përjetur luftën e Kosovës, në librin “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, botuar nga “Integra” e “ForumZDF”.

Këto rrëfime janë një përqindje e vogël e atyre grave që kanë përjetuar tmerre, pasi është raportuar se janë rreth 20 mijë gra që kanë pasur këtë fat – ideja e librit, të përuruar në maj të këtij viti në Prishtinë, është që të dokumentohet prej burimit kryesor një e kaluar fort e dhimbshme e Kosovës.

Në qershor, nëpërmjet këtij libri, rrëfimet e këtyre viktimave të shtetit serb u dëgjuan edhe në Serbi, në përurimin e mbajtur në Beograd, në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!“, që bëri bujë e u kundërshtua nga organizata nacionaliste.

Në ditët vijuese “Koha Ditore” i sjell këto dëshmi tronditëse si përkujtim për një krim të madh që mbetet i pandëshkuar, dhe në përkrahje të kërkesës së viktimave që t’u dëgjohet zëri. I pari është rrëfimi i Teutës – emër ky i ndryshuar, për të mbrojtur viktimën/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme