Mediat serbe kanë raportuar se një shtetas i Kosovës është arrestuar para dy ditësh në Serbi, pasi është kapur me substanca narkotike.
Jozyrtarisht, Arbresh.info ka mësuar se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drilon Berbati.
Sipas burimeve, i njëjti punonte në Agjencinë e Regjistrimit Civil, ku në muajin korrik të vitit 2023 ishte suspenduar nga puna për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arbresh.info nga burimet brenda MPB-së, ka mësuar se Berbati ka qenë i arrestuar për tre muaj, ndërkaq më pas është liruar derisa procesi gjyqësor ndaj tij ka qenë duke vazhduar.
Drilon Berbati, para suspendimit, ka qenë duke punuar në njërin nga sportelet e Agjencisë së Regjistrimit Civil, raporton Arbresh.info.
Ndërkaq, mediat kanë raportuar se atij i janë gjetur rreth 18 kilogramë substanca narkotike, të llojit marihuanë./Arbresh.info/
Lexo edhe:
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...