Dy zyrtarë të lartë amerikanë të inteligjencies thanë të dielën se kanë frikë se Presidenti Donald Trump po manipulohet nga Presidenti rus Vladimir Putin, pasi Trump tha se besonte në sinqeritetin e Putinit kur ky i fundit ka mohuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Ish-drejtori i CIA-s John Brennan dhe ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, thonë se Trump ka keqadministruar lidhjet e Moskës edhe pse një avokat i posaçëm po heton lidhjet e mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë.
“Mendoj se Trump është, për çfarëdo arsye, ose i frikësuar nga Putin, i frikësuar nga ajo që mund të bëjë ose çfarë mund të dalë si rezultat i këtyre hetimeve … Është ose naivitet, injorancë apo frikë për sa i përket asaj që zoti Trump po bën përballë rusëve “, tha Brennan në CNN
Clapper shtoi se liderët e huaj që hapin qilimin e kuq për Trump janë në gjendje të manipulojnë atë.
“Unë mendoj se të dy, edhe kinezët edhe rusët mendojnë se mund të luajnë me të,” tha Clapper.
Komentet e tyre erdhën pasi Trump u tha gazetarëve gjatë fundjavës se kishte folur me Putin përsëri mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale dhe se presidenti rus sërish ka mohuar përfshirjen.
“Me të vërtetë besoj se, kur ai thotë këtë, e ka me të vërtetë “ u tha Trump gazetarëve.
“Unë mendoj se ai është shumë i ofenduar për këtë çështje, gjë kjo e cila nuk është e mirë për vendin tonë”, shtoi ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?