Deputetja Mimoza Kusari në trevjetorin e vdekjes së ish kryeministrit Bajram Rexhepi e ka kujtuar atë me një fotografi nga viti 2004.
Kusari në Facebook ka thënë se Rexhepi do t’i mbetet gjithmonë në kujtesë si person i vendosur, human, sypatrembur dhe familjar.
“Nga përvoja jonë në kabinetin e Kryeministrit Rexhepi e kuptuam qartë se në mesin e tërë ngarkesës dhe presionit të punës, një gjë ishte gjithmonë prioritare dhe e pazëvendësueshme për të, ajo ishte dashuria dhe përkushtimi ndaj vajzës së tij, Vanesës”
“Vanesa ishte dashuria dhe brenga më e madhe e tij, andaj në këtë përvjetor ndaj për Shpresën dhe Vanesen këtë foto të bërë me 3 Qershor, 2004, në festën e ditëlindjes së 50-të të Kryeministrit dhe momentit kur atij iu bë befasia nga kabineti bashkë me bashkëshorën dhe vajzën”, ka shtuar Kusari.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...