Ish ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në fillim të janarit nga policia serbe kinse për krime lufte, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 30 ditë.
Kështu bëri të ditur Avokati Xhevdet Smakiqi i cili deklaroi se autoritetet serbe po vazhdojnë ta mbajnë të kidnapuar veteranin e luftës, shkruan Arbresh.info.
“Edhe pse këto 30 ditë familja Dakaj e mbështetur vetëm nga fshati Korishë e Prizrenit dhe nga përpjekjet e mia modeste jashtë mundësive që të angazhohemi direkt në Serbi, ankthin dhe friken po e përjeton e vetmuar pa asnjë mbështetje konkrete nga Qeveria e Kosovës. Nuk mund të quhet mbështetje e Qeverisë MPJD-së për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetëm përgjigja në telefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit”, ka shkruar avokati./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...