Ish-ushtari i UÇK-së Haxhi Lladrovci ka reaguar ashpër në lidhje me rastin që qeveria e Serbië ka dhuruar 1000 teste për COVID-19.
Ai mes tjerash akuzon edhe Qeverinë Kurti që sipas tij i’u gëzuan këti aksioni të qeverisë serbe, dhe se kanë harruar që serbia duhët ti kërkoj falje Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sot Qeveria e Serbisë paska dhënë 1000 teste për covid19, për Republikën e Kosovēs!
Një pjesë e Vetëvendosjës bashkë me Kryeministrin Kurti edhe i’u paskan gëzu këtij vendimi. Pra, me një dhuratë aq të vogël, k’ta e paskan harruar kërkim faljen që Serbēt e kanë borgj ndaj Kosovës!
Vrasjet, dhunimet, masakrat, fati i të pagjeturve u harrua, nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës pa pikë dyshimi edhe paska vendosë që me i’u besu atyre testeve, e neve shqiptarët me na testu me to.
Jo zotri Kurti. Në ato teste mundesh me i dergu vec familjarët tuaj, por jo edhe familjën time. Jo zotri, armikut nuk i zihet besë. Armiku do mjegull.
E po me duket në atë mjegull po futeni Ju. Serbia nuk jep, pa marrë dicka, t’paktën kështu keni thënë Ju. Apo e harruat edhe këtë, tash që erdhët Kryeministër!
Zotri Kurti, më me qef preferoj të më vdes e gjith familja ime, se sa të i fus në teste që dhurohēn nga qetnikët serb.
Aq pak teste sa ka Kosova, une do i pres. I besoj shtetit tonë, i besoj mjekëve tanë. Mjekët tanë na testojnē, mjekët tanë na sherojnë.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...