Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar Sadik Duraku, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sadiku ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kosova U21 e mbyll fazën kualifikuese për Euro 2025 me humbj...
Trepça nesër luan sfidën e dytë në Fiba Europe Cup
Kalabria po bëhet me park, Zogaj njofton nisjen e punimeve
Vritet një grua dhe plagosen 16 persona nga një sulm raketor...
Negociatat me BE-në, Bislimi: Kosova i gëzohet kësaj arritje...
Kurti: I gëzohemi fort arritjes së Shqipërisë për hapjen e n...