Google ADS

Ish-ushtari i betejës së Koshares: Po tentojnë të marrin epitetin komandat 20 vjet pas luftës

13:22 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Në 20 vjetorin e betejës së Koshares.

Këtë vit u shënua 20 vjetori i betejës së Koshares.

E në përkujtim të kësaj beteje u dhanë versione të ndryshme e të padëgjuara më parë.

Ish-luftari i kësaj beteje, Baki Azemi ka reaguar përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.

Azemi ka thënë se tendenca për t’i ulur figurat e Koshares është rezultat i dëshirës për t’i ulur të tjerët e për të ngritur vetën.

Ai ka shkruar gjithashtu se disa persona në vend po tentojnë të marrin epitetin komandant 20 vite pas luftës.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.

Kosharja një storie e suksesit me ngjarje të lavdishme dhe me protagonist të gjallë Injoranca dhe tendenca për ti përulur figurat më tê ndritshme të Kosharês, duket më tepêr si muhabet qefesh tê individëve, të cilët nuk kanë me cka të mburren, por që tentojnê duke denigruar të tjerët tê bêhen tê rëndêsishëm. Si do që të jetë, nuk po e shtri temën në vlersimin e dy figurave që e duken aq qesharake, që janê në dis-harmoni edhe me vetë qenjën e tyre, dhe nuk e di as cfarë po tentojnê të marrin, të fitojnë apo tê përvetêsojnë dhe ku është qëllimi i tyre, për ta denigruar një betejë me rëndësi, sidomos nga njëri që po pretendon se ka qenë një far komandanti apo akteri gogja me rëndësi i kësaj lufte. Me befason fakti se 99 % e komandantëve që i njofim dhe ushtarët e pranojnë se Kosharja ishte storie e unitetit të shumë frakcioneve dhe rrymave të cilat nuk shfaqeshin nē terren dhe po ashtu edhe storie e suksesit, andaj pretendenti për të marr titullin komandant pas 20 viteve dhe për tu bëry një aktor shumë i rëndësishëm, mundohet ta zbehë këtë betejë dhe t’ju bashkohet Xhavit Halitit dhe Goxhajt me prejardhje të dyshimt. Prap, nuk po mundem ta kuptoj, se nese ke qenē pjesë e kësaj betej, ku askush nuk e mohon këtë fakt dhe po tenton të marrësh një meritë që nuk të jepet tani, por ta jep lufta, si mund të marrêsh meritë kur bashkohesh me grupin e atyre që e minimizojnë dhe e qesin si betejë që kanë fituar sërbet dhe se ne po i festojmë humbjet! Dicka nuk po shkon me këtë njeri, të cilit sa kam dëgjuar askush nuk po ja konteston një pjesë të lavdisë së kësaj beteje, përkundrazi pjesa me e madhe e komandantëve e pranojnë faktin se ka qenë betejê me unifikim të faktorëve relevant të kohës. Një fjalë e urtë popullore për fisin Berishë thot : “për një plesht e djegë jorganin”, ky Nasimi për me humb meritat e të tjerëve e djegë edhe vetên e tij dhe humb meritat sa do pak edhe të tijat që ai k,vetëm e vetëm që ti paraqes si të jo të suksesyshëm epriret dhe ushtarët e Kosharës. Tash pas 20 viteve nga inati që ndoshta nuk ndihet mirë me meritat e tij diku po i dhemb, po bëhet edhe vetë pjesë e atyre që nuk ishin pjesë e jona dhe tentojnë për 100 vite ta minimizojny suksesin e kësaj lufte. Epitetin e luftëtarit të luftês nuk ta jep paqja pas 20 viteve, epitetin ta jep lufta dhe sakrifica, dhe gjithë secili ka me cka të mburret, ka një hise të krenarisë,nêse me të vertetë ka qenë luftëtar. Andaj ne e dijmë mirë kush, cka, çysh dhe ku ka qenë, dhe sa ka merita për luftên etj…
Po ndalem pak tek ky djali, i cili ka ardhe prej Londre dhe që pêrmendet me injoraancên nga supermenat pretendues të Koshares. Ky djali që quhet Fisnik Ismajli, që po ka mbush edhe bateri, por edhe ka kodu dhe dekodu, ka përgju e ka blloku frekuneca bashk edhe me Gani Begun dhe Burim Berishën të quajtur “Flamurat”, por që me atë punë të ” pa rëndësishme” ka shpetu edhe jetê tonën dhe ushtarëve në përgjithsi. Ne jemi dêshmitar mbi 15 veta, tê gjithë komandues kompanive, togeve, skuadrave dhe luftëtarë tê tjerê bashk me komandantin Hisen Berishên, në njê konsult për marrjen e objektivave të reja, në një bunker të hapur, ku ishte njê rafshlartê, ku ishin vendosur topat, mortajat dhe një njêsi e kundër ajrorëve, aty rreth asaj rrafshlarte kishim bêrë edhe ndonjë bunker të mbuluar dhe të pa mbuluar që shfrytëzohej nga po këto njesi për të fjetur, dhe në atë rrafshlartê me rreth 30 ari ose më shumë, nuk kishte ra asnjë granat sërbe, në mungesë të kordinatave nga forcat sërbe. Gjatë këtij takim që ishin prezen ZV-Komandanti Esat Idrizi, kom. kompanie Valdet Bujupi, kom. Togu Arsim Deliu, skuadra e Gjenios Bajram Neziri(Bosi), kom.Petrit Shabanhagjaj (shqiponja), kom. Togu Naim Retkoceri (llapi), kom. njësia mortajave te 327 Rexhep Jahaj, (Breshri), i ndjeri kom. i njësisë së topave te 327-ta ose Bat. I parë Sokol Ganija, kom skuadre Driton Hamza, kom skuadre. Bilbil Breqani, kom. Togu Xhevdet Qaili (Drakukla), përsjellës i 327 Edmond Doki Grabanica, njësia Tigrat me Avni H Smakiqi, Afrim Siriniqi (Shkupi) Legenda e Kosharës Alma Shkupi etj…Afrim Maliqi, kom. Skuadre Besnik Duraku, kom togu Vajdin Berisha, percjlelles komandanti 327 Refki Raci, kom. Togu Muhamet Binaku (Veci), Selmon Hulaj, kurriri i 327-Sami Kida, përcjellës Faton Janqishta, policia ushtarake Omer Behluli, kom i logjistikês tek bat. I parë Mithat Vehapi, Ahmet Bytyqi etj…që edhe mund ti kem harruar, por le të më korrigjojnë ata vetë ose ndokush që e din për ndonjë dhe njêkohësisht ju kërkoj falje, ku komandant Hiseni jepte instrukcionet e tij.
Në takim e sipër bjen një predhë diku afër nesh rreth 200 metra, dhe fatmirësisht Komandant Hiseni, mbante një radio lidhje përgjuese me ndihmëne FLAMURAVE gjithmonê në frekuencat ushtrisë sërbe, dhe mu në këtë moment dëgjohet një sërb i quajtur me psedonim Ďavole (Dreqi) duke komunikuar me artilerin dhe duke ju thën se kjo predhë ka rënë afër meje rreth 50 metra largêsi, dhe jep koordinata të reja 200 metra para, 50 majtas, dhe fal profesionalizimit tê Kom. Hisenit duke qenë koshient se predha ra rreth 200 metra larg dhe tash po jepen kordinata tjera, Komandant Hiseni bërtet dhe urdhron me të gjithi fuqinë që të largohemi nga ai vend pozicion! Ne jemi larguar në mënyrën mê të shpejt të mundêshme, ku pas rreth 30 -50 sekond predha e dytë ka rênë pikrisht në vendin ku ishim ne. Me kêtë, ne e kuptuam se ky mercenari kishte dêpërtuar nê zonên e kontrolluar nga ne, dhe ata që kanë qenê preznet e dijnê se për cilën zonë po flas. Në po atë ditë është marr vendim unanim që të marrim pozicione të reja, gjë ka pas zonë deri në një kilometër por mesatarja ka qen rreth 700 metra që kemi marr pozicione të reja. Toga e Rezallës sa mbaj mend êshtë futë nga mesi në anën e djatht të 333 mbi 1 km në po atë ditë dhe të tjerët në drejtim të horizontit që kishin para. Nese dikush mendon se nuk kishim mundur të hapnim edhe një korridor e ka shumë gabim ( e di që vinin djemë nga Ramushi edhe u kthenin prap), por se urdhri nga komanda ka qenë i prerë që çdo gjë të koordinohet me NATO- dhe mbaj mend se marrja e këtyre pozicioneve të reja ka ngjallur reagime edhe tek Treshi (komanda). Pra, mos të ishte ky Djali i “pa rêndësishëm” që mbushte bateri bashk me Flamurat siç i quanim ne komplet njesinë e ndërlidhjes, dhe mos të kishim frekuencat në valët sêrbe në atë moment, dhe mos të ishte profesionalizim dhe koshienca e Kom. Hisen Berishës, aty nê atë vend takim do ishte një katastrofë e madhe për ne, por ja që ky Fisi “i pa rëndësishëm” që injorohet, na ka shpëtuar jetën dhe ka bërë mrekullinë.
Pêr këtë në luftê secili dhe gjithêsecili e ka vlerën e tij të pa mohueshme edhe pse në shikim të parë duket si njeri apo rol i pa rëndësishëm! Gjithsecili duhet të flas për vetën dhe njësinë e tij dhe gjërt që ka përjetuar, asësesi të marr përgjegjësi për ato që ka dëgjuar apo që mund të pretendoj se mund të kenë qenë ashtu. Ndërsa për gjërat lartë në organizim janë përgjegjësit prej komandant Rrustem Berishës, Anton Qunit, Hisen Berishës, Xhafer Gashit, Musa Gjakovës, Fadil Hadergjonajt, Skender Hasangjekajt, Pren Marashit etj… një strukturë komanduese që dihet botërisht dhe nuk na takon neve nga vijat dhe nga pozicioni ynë të pretendojmë se cfarë ka ndodhur në komandë. Televizionet tona që po tentojnë të fusin spirra në mes dhe ftojnë njerzë jo përgjegjës, por njerzë me 5 ushtar mbrap dhe të flasin në emër të komplet Brigadês, definitivisht është e pa pranueshme. Edhe ushtarët e vetë kosharës nuk i njofin disa personalitiete që na flasin në emër tonin dhe as se kanë iden çfarë posti kanë pasur dhe ku kanë luftuar. Së fundmi del se edhe gazetart i vjen rendi të flas në emër të Brigadës i dirigjuar nga strukturë dashakeqëse dhe i cili publikisht pranon se është paguar për filmimet d.m.th ka qenë i punësuar, por që sot figuron në listat e Veteranëve-invalid si veteran i brigaës 138! Kjo është non sens, një gazetar që raporton për një punë-dhënës të futet si pjese interne e luftës. Në betejën e Kosharês cdo minut ka histori në vetê-vete, dhe gjithësecili ka histori reale me të cilat mund të krenohet dhe të jetë bërë po ashtu pjesë e historisë. Të mirë apo të kqinjë, gjithësecili për gjithësecilin në atë betejë ka emrin Hero, që ka luftuar pa hile e pa intriga për Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme