Ish-ushtari i “Batalionit Atlantiku” të UÇK-së, Uk Lushi, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan arbresh.info.
Ai tha se ka kaluar Atlantikun për të kaluar një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Ish-ushtari i UÇK-ë thotë se proceset gjyqësore po përcillen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, derisa thotë se ka besuar se Gjykata Speciale do t’i shpallte të pafajshëm njerëzit e UÇK-së përmes një procesi fer.
“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë”.
“Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...