Solisti i ish rok grupit kosovar “Troja”, Bujar Berisha, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur Berishën autor të teksteve frymëzuese.
“Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.
Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot”, ka shkruar Kurti.
Grupi ‘Troja’ është krijuar në vitet e ’90-ta në Kosovë, ndërsa për shumë vite kanë qenë aktiv në skenën e rokut kosovar. /arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...