Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit, duke përmendur mes tjerash mbështetjen që Asambleja Parlamentare i dha vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Ajo çfarë ka ndodhur kohët e fundit, p.sh në Asamblenë Parlamentare në KiE tregon se integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe organizmat euroatlantike është duke përparuar. E di që ende duhet vendimi i Këshillit të Ministrave, megjithatë ky është simbol i asaj se si po progresojnë gjërat”, tha Joachim Ruecker në RTK.
I pyetur se a ka ardhur koha që UNMIK-u të përfundojë mandatin në Kosovë, Ruecker tha se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të pajtohej që të shfuqizohet rezoluta.
“Siç e dini, kjo nuk i takon UNMIK-ut që të vendosë, dhe mendoj se se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të pajtohet që të shfuqizohet Rezoluta 1244, duke pasur parasysh edhe qëndrimin e Rusisë, prandaj 1244 vazhdon të ekzistojë. Edhe UNMIK-u vazhdon të ekzistojë, por është reduktuar në prani që mund t’i themi simbolike”, deklaroi ai.
“Mendoj se 1244 -shi e ka kryer misionin e vet dhe duhet të tërhiqet, por nuk besoj se do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Megjithatë më e rëndësishmja është menyra se si do të shkojë procesi i anëtarësimit të Kosovës në oganizmat evropianë, por edhe në drejtim të anëtarësisë në Kombët e Bashkuara dhe ende ka disa pengesa”, theksoi Ruecker.
E duke folur për veriun e Kosovës, diplomati gjerman tha se është në interes të minoritetit serb që të integrohet në institucione të Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhje, megjithatë, sipas tij. influenca nga Beogradi po i ndalon ata.
“Sipas mendimit tim nuk është në interes as të Serbisë, sepse lejimi i minoritetit serb që të integrohet në Kosovë është edhe në interes të Beogradit, sepse, nëse nuk ndodh kjo, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së”, theksoi tutje Ruecker.
Ruecker ndër të tjera tha se në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka progres, megjithatë, sipas tij, largimi i masave të BE-së ndaj Kosovës do të ndodhë së shpejti.
“Mendoj se është çështje kohe, sepse të gjitha hapat tashmë janë marrë dhe u bë votimi për tërheqjen e kryetarëve të komunave. Tentimi u bë që të zgjidhet situata politike në katër komunat në veri dhe mendoj se qeveria juaj është në drejtim të duhur dhe besoj se këto përpjekje do të njihen nga BE-ja dhe do të vazhdojnë projektet që janë pezulluar për momentin”, tha ai.
Ish-shefi i UNMIK-ut theksoi se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Serbia ta njohë ‘de-fakto’ Kosovën si shtet.
“Ju e përmendët marrëveshjen e Ohrit dhe hapat e ardhshëm janë të qartë, duhet të formalizohet dhe mendimi im është që duhet të vazhdohet në mënyrë substanciale realizimi i kësaj marrëveshjeje, por Kosova duhet të merret edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të kemi njohje ‘de-fakt’o nga Serbia, ndoshta ata nuk e implementojnë, këtë por kjo duhet të vihet në vijën e finishit. Është mjaft e qartë nga ana e BE-së se këto gjëra duhet të ndodhin”, tha Ruecker.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...