Google ADS

Ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës në Drenas i bashkohet PDK-së

07:32 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Asambleisti i Nismës Socialdemokrate dhe ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në Drenas, Nexhmedin Bala, dje i është bashkuar grupit parlamentar të PDK-së në Asamblenë e Drenasit.

Postimi i Balës në Facebook:

Nga sot, i bashkohem Grupit Parlamentar të PDK-së, në Asamblenë komunale të Drenasit. Ky vendim, për rrethanat aktuale, është shumë i natyrshëm. Unë jam përpjekur të reflektoj dhe prita reflektime, kur dhashë dorëheqje nga posti i shefit të grupit parlamentar të Nismës.

Veprimet në ish subjektin tim politik, kanë marrë drejtim të cilin unë, e kundërshtoj me largim nga ai grup dhe bashkim me Grupin Parlamentar të PDK-së. Ofertën e PDK-së, për t’u bërë pjesë e ekzekutivit, e kam mohuar, për të kontribuar edhe më tej si asambleist në organin me të lartë të Komunes (Kuvendin, dhe atë si pjesë e Grupit parlamentar të PDK-së. Faleminderit!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme