Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-punëtores së “Interex”, Vildona Bega, e akuzuar për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës.
Bega akuzohej se në dhjetor të vitit 2007, në dyqanin “Interex”, në cilësinë e punëtores së arkës, kishte përvetësuar para me ndihmën e të pandehurve Burbuqe e Faton Haliti dhe Bernard Kerhani, të cilët gjenden në arrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani, e cila tha se me asnjë provë nuk është vërtetuar se e pandehura ka kryer veprën penale.
Lidhur me shpenzimet e procedurës penale, gjykatësja Namani tha se do të bien në buxhet të gjykatës.
Për kërkesë pasurore-juridike, e dëmtuara është udhëzuar në kontest civil, si dhe palët janë njoftuar në të drejtën e tyre të ankesës, në afat prej 15 ditëve.
Ndryshe, në fillim të këtij shqyrtimi gjyqësor është dhënë fjala përfundimtare, ku prokurorja Besa Limani, ka kërkuar nga gjykata që ndaj të akuzuarës Bega të shpallet aktgjykim dënues.
Ndërsa, e akuzuara Bega, në fjalën përfundimtare ka kërkuar nga gjykata që të lirohet nga akuza për veprën të cilën tha se nuk e kishte kryer.
Sipas aktakuzës së ngritur më 13 nëntor 2014, e akuzuara Vildona Bega, gjatë muajt dhjetor të vitit 2007, në marketin “Interex”, në cilësinë e punëtores së arkës, ka përvetësuar para me ndihmën e të pandehurve Burbuqe e Faton Haliti dhe Bernard Kerhani, të cilët gjenden në arrati.
Për tre të pandehurit e tjerë, sipas aktakuzës, janë pezulluar hetimet pasi që të njëjtit ndodhen jashtë vendit dhe për prokurorinë janë të paarritshëm tani për tani.
Siç thuhet në aktakuzë, më 1 dhjetor 2007, në orën 16:16, pas marrëveshjes paraprake me të akuzuarën Vildona Bega, e akuzuara Burbuqe Haliti kishte marrë mallin në vlerë prej 202,55 euro, ndërsa në arkën ku punonte Vildona Bega kishte bërë pagesën vetëm prej 14.34 euro.
Për të njëjtat veprime, sipas aktakuzës, më 2 dhjetor 2007, i akuzuari Bernard Kerhani, pas marrëveshjes paraprake me Begen kishte blerë artikuj ushqimor në vlerë prej 141.43 euro, ndërsa në arkën e Beges, ajo kishte zbritur këtë shumë, ashtu që i akuzuari Kerhani kishte paguar shumën prej 7.92 euro.
Sipas aktakuzës, më 9 dhjetor 2007, Kerhani kishte blerë artikuj ushqimorë në vlerë prej 262,66 euro, ndërsa në arkën e të akuzuarës Bega, ajo kishte zbritur këtë shumë, ashtu që Kerhani kishte paguar shumën 21.16 euro.
Më 10 dhjetor 2007 thuhet se e akuzuara Burbuqe Haliti kishte blerë gjësende në vlerë prej 345,72 euro, ndërsa e akuzuara Bega kishte shtypur shumën prej 36.15 euro, kurse më 13 dhjetor 2007, Haliti thuhet se kishte marr mall në vlerë prej 160.93 euro, ndërsa në arkë e akuzuara kishte paguar shumën prej 6.69 euro.
Në të njëjtën ditë thuhet se i akuzuari Kerhani kishte blerë artikuj ushqimorë në vlerë prej 345.72 euro, ndërsa e akuzuara ka zbritur këtë shumë në atë mënyrë që ai ka paguar 33.51 euro.
Më 18 dhjetor 2007, thuhet se e akuzuara Haliti, kishte blerë mall në shumën prej 350.39 euro, ndërsa ka paguar shumën e parave prej 25.17 euro. Kurse, më 19 dhjetor, thuhet se Kerhani kishte blerë artikuj ushqimorë në vlerë prej 145.56 euro, ndërsa e akuzuara Bega kishte zbritur shumën dhe i njëjti ka paguar shumën prej 2.39 euro.
Më 26 dhjetor 2007, thuhet se Burbuqe Haliti kishte blerë mall prej 461.95 euro, ndërsa në arkë ku punonte e akuzuara kishte paguar vetëm 8 euro, më 29 dhjetor 2007 Kerhani kishte blerë artikuj ushqimorë në vlerë prej 152.96 euro, ndërsa e akuzuara Bega ka zbritur shumën dhe ai ka paguar vetëm 15.40 euro.
I akuzuari Kerhani me 30 dhjetor 2007, prapë kishte blerë artikuj ushqimorë në vlerë prej 145.60 e akuzuara Bega ka zbritur këtë shumë dhe i njëjti ka paguar shumën prej 13.31 euro.
Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara Vildona Bega, më 19 dhjetor 2007, me kartelën e saj të bankës “Raiffeisen”, ka bërë pagesën prej 61.90 euro, ndërsa vlera e mallit është 341.82 euro.
Më 26 dhjetor 2007, akti akuzues thotë se Vildona Bega, me kartelën e saj ka bërë pagesën në vlerë prej 26.99 euro, ndërsa vlera e mallit të skanuar është 516.39 euro, ndërsa më 29 dhjetor 2007, ka blerë mall në vlerë prej 528.60 euro, ndërsa ka bërë pagesën prej 10.46 euro.
Për këto veprime, sipas aktakuzës, të dëmtuarës “Interex”, i ishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm në shumë prej 9.502,30, ndërsa më 19 janar 2008, e akuzuara Vildona Bega ishte kapur në flagrancë nga punëtorët e sigurimit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...