Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh e shkarkuar nga puna në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar pasi sinjalizoi për dyshimet për korrupsion në misionin më të madh të jashtëm të BE-së në Kosovë(EULEX), ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta.
Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë, shkruan The Guardian.
Bamieh ka thënë se në vend të kësaj zyrtarët qeveritarë të Britanisë i thanë asaj që të injoronte provat e dukshme të marrëveshjes së fshehtë në misionin e BE-së për sundimin e ligjit, të quajtur EULEX.
Kërkesa e saj për punësim do të shqyrtohej nga një gjykatë punësimi në maj dhe qershor të këtij viti, por një shumë prej 423,000 funta u ra dakord pak para seancës së parë pa pranimin e përgjegjësisë. Zyra e Jashtme e Britanisë tha se vazhdoi të mohonte pretendimet e Bamieh.
Duke folur për herë të parë që nga dakordimi, Bamieh tha për Guardian se ajo duhej të ishte lavdëruar për ekspozimin e provave të korrupsionit, por në vend të kësaj u keqtrajtua dhe u detyrua të largohej nga puna.
“Besoj se duhet të isha lavdëruar dhe mbështetur nga Zyra e Jashtme e Britanisë (FCDO) për ngritjen e shqetësimeve të mia rreth korrupsionit të mundshëm brenda EULEX-it dhe trajtimit që kam pësuar më pas, por në vend të kësaj u ndjeva e braktisur,” tha ajo.
Bamieh ka punuar në Kosovë si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in, kur për herë të parë ngriti shqetësimet për korrupsion brenda misionit në mesin e vitit 2012.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...