Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, është duke zhvilluar hetime kundër ish prokurores së EULEX-it, Marie Bamieh.
Lajmin e ka bërë të ditur avokatit Besnik Berisha, i cili ka shkruar në Facebook se Bamieh dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare derisa ishte prokurore në EULEX dhe po ashtu, në mes të tjerash, edhe për një hetim jo objektiv dhe të njëanshëm në rastin e Ilir Tolaj dhe Bujar Bukoshi.
“Prokuroria Themelore ne Prishtine, Departamenti per Krime te Renda, eshte duke zhvilluar hetime kunder ish prokurores se EULEX-it, Marie Bamieh. Bamieh dyshohet per shperdorim te pozites zyrtare derisa ishte prokurore ne EULEX dhe po ashtu, ne mes te tjerash, edhe per nje hetim jo objetiv dhe te njeanshem ne rastin e z. Ilir TOLAJ dhe z. Bujar BUKOSHI”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Hetohet ish Prokurorja e EULEX, Marie BAMIEH:
Prokuroria Themelore ne Prishtine, Departamenti per Krime te Renda, eshte duke zhvilluar hetime kunder ish prokurores se EULEX-it, Marie Bamieh. Bamieh dyshohet per shperdorim te pozites zyrtare derisa ishte prokurore ne EULEX dhe po ashtu, ne mes te tjerash, edhe per nje hetim jo objetiv dhe te njeanshem ne rastin e z. Ilir TOLAJ dhe z. Bujar BUKOSHI.
Hetimi eshte inicuar si rezultat i kallezimit penal te ushtruar nga z. TOLAJ.
P.S:
Lajmi per kedo qe i intereson, meqenese as EULEX e as Prokuroria nuk ka njoftuar askend, me qellim te sic thone ata “ruajtjes se imazhit te misionit”….
Po te ishte hetimi kunder ndonje zyrtari/e apo ish zyrtari/e kosovare, mbase dhe konference per shtyp do kishim, se njoftim per media gjithsesi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...