Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë ka treguar arsyet pse refuzoi të takohet me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë.
Thaçi ka thënë se kjo vizitë u bë në kulmin e fushatës zgjedhore.
“Ato nuk erdhën të interesohen për ne, por donin të përdornin takimin me mua, në kulmin e fushatës elektorale në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk na ndihmoi duke na sjellë kafe apo duke na pyetur a u dhemb koka këtu ku jemi. Këto i sigurojmë vetë. Ata na ndihmojnë me qëndrime publike, por pikërisht nga këto qëndrime na kanë dëmtuar sa kanë mundur. Përveç qeverisë së Shqipërisë, askush nuk na ka ndihmuar”, i ka thënë Thaçi gazetarëve shqiptarë Mero Baze e Filip Çakuli gjatë një vizite që i kanë bërë atij në dhomat e paraburgimit në Hagë, në njëvjetorin e qëndrimit të tij aty.
Në një shkrim të gjatë të publikuar në albaniapoast Mero Baze, ka ndarë momente dhe biseda që bashkë me Filip Çakulin i kanë bërë me ish-presidentin Thaçi.
Sipas tij, Thaçi i ka thënë se është i fortë.
“Kur mendoj që dhe mund të ishim vrarë në luftë, mendoj se gjithçka tjetër na bën më të fortë”, – thotë pa shumë patetizëm, në dhomën e ngushtë të vizitorëve ku unë [Mero Baze] përpiqem të bëj humor me formën e mirë fizike apo regjimin e tij ditor në palestër”, shkruan ai.
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...