Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në qershor të vitit 2018 kishte pritur në takim diplomatin amerikan, tash ambasadorin e ri të SHBA-së, Jeffrey Hovenier, të cilin e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi e kishte falënderuar diplomatin amerikan për kontributin që ka dhënë në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, kishte thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, diplomati amerikan Jeffrey Hovenier kishte thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, shkruan periskopi
“Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ka thënë ai.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar ambasadorin e ri të SHBA’së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili do të pasojë Philip Kosnettin.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...