Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu duke folur në emisionin Frontal në T7 ka komentuar Samitin që dje u mbajt në Berlin duke thënë se nuk mendon se ka bërë një kthesë të veçantë, teksa ka shtuar se ideja për shkëmbim të territoreve është ide e cila ka burim Serbinë, raporton Gazeta Express.
“Ka qenë një ngjarje interesante me pjesën e strukturës që ka pas brenda, me iniciativën për një rol të ri për inicime të zhvillimeve të mira në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh edhe prezencën e dy prezantuesve të Kosovës, por kjo mendoj që nuk ka bërë një kthesë të veçantë sepse ka qenë realisht e pamundur për të bërë një zgjidhje të drejtpërdrejtë që dikush mund të ketë pritë”, ka thënë Sejdiu.
Tutje, Sejdiu po thotë se tentimet që deri më tani ka bërë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, duke komentuar edhe idenë për shkëmbim të territoreve.
“Idetë që janë dhënë nga Thaçi për ndryshim të kufijve që janë shqetësuese kjo në një formë apo tjetrën kjo hap një proces i cili mund të ketë rreziqet e veta.
Serbia ka dëshiruar që me stërzgjatje të dialogut të tregojnë që çështja e Kosovës ende nuk është e mbyllur, kemi një numër të vogël të njohjeve, ka përpjekje për të tërheq njohjet, një dialog që Serbia ka dashtë ta imponojë”, ka shtuar Sejdiu.
Ish-presidenti thotë se vërejtjet që disa shtete kanë dhënë për këtë ide, përfshirë edhe kundërshtimin e kancelares gjermane Angela Merkel i kanë thënë pikën kërkesës së tillë.
“Mendoj se vetë vërejtjet që janë shprehur edhe në fazën e mëhershme veçanërisht nga Merkel i kanë dhënë pikë një kërkesë të tillë, duke pasur parasysh edhe rreziqet që paraqiten”, shton ai.
“Një ide e tillë është jo e kapshme dhe jo e nevojshme, duke pasur parasysh reagimet që janë nga institucionet apo nga qytetarët, e dyta është një ide e Serbisë në origjinën e saj”, pohon Sejdiu.
Ai ka komentuar edhe taksën të vendosur për produktet serbe e boshnjake.
“Taksa duhet të shikohet në esëll, ka bërë efektin e vet, një efekt që ka bërë një trysni, po duhet të analizohet në efektet e tanishme”, shton ai.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...