Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle, janë në bisedime për të prodhuar emisione për “Netflix”-in.
Sipas “New York Times”, çifti do të prodhonte emisione ekskluzive për sajtin amerikan të transmetimit ‘online’, të fokusuara në histori frymëzuese.
Nëse konfirmohet, kjo do t’i jepte çiftit Obama një platformë globale, duke anashkaluar medie të rëndësishme amerikane si “Fox News”. “Netflix” nuk ka pranuar të bëjë komente për raportet, ndërsa një këshilltar i ish-presidentit, Eric Schultz nuk i konfirmoi planet, por as nuk i hodhi poshtë ato.
“Presidenti dhe zonja Obama kanë besuar gjithnjë në fuqinë e tregimit të historive frymëzuese. Në jetët e tyre, ata kanë promovuar historitë e njerëzve, përpjekjet e të cilëve për të bërë dallimin kanë ndryshuar botën për mirë”, tha Eric Schultz.
“New York Times” thotë se një projekt i mundshëm është që Obama të moderojë debate mbi çështje si kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimatike dhe emigracioni, të gjitha këto tema që kanë dominuar në 8 vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Por, gazeta tha se nuk ka plane për t’i përdorur këto emisione për të sulmuar kritikët konservatorë, apo Donald Trumpin. Përzierja e shërbimit të transmetimit ‘online’, “Netflix”, i dramave, filmave dhe programeve të tjera ka rezultuar shumë popullor në shkallë globale, me numrin e të abonuarve që ka arritur në afro 118 milionë në fund të vitit 2017.
“Netflix” ka investuar shumë në përmbajtje, ndërsa përpiqet të rritet edhe më shumë. Nuk është e qartë sesa do të paguhej çifti Obama nëse marrëveshja do të arrihet. Aktualisht, ata lidhen drejtpërdrejt me audiencën përmes medieve sociale.
Barack Obama ka më shumë se 100 milionë ndjekës në Twitter, ndërsa faqja e tij në Facebook është pëlqyer nga mbi 55 milionë përdorues./tch/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...