Ish-presidenti i Kosovës: Albright, rol kyç në çështjen e Kosovës

09:09 | 24 Mars 2022
S D

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se për Kosovën është humbja e madhe kalimi në amshim i ish-sekretares Madeleine Albright, e cila ka dhënë shumë kontribut për çlirimin e Kosovës.

“Është zonjë e madhe që do të mbetet në historinë botërore dhe historinë e Kosovës, ka qenë promotore e mbështetjes së Kosovës e filluar në vitet e 1990”, tha Sejdiu për RTK.

Sipas tij Albright në jetën e vetë e ka pasur në përvojën e saj, si familje e përndjekur si hebrenje. “Rol kyç ka pasur Albright në përgatitjen e konferencës në Francë (Rambouillet) në vitin 1999”, theksoi ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bëri me dije se Albright, kishte karakteristika të veçanta në dialog gjatë konferencës së Rambouillet, duke e marrë parasysh se kishte çështje shumë komplekse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm