Ish-presidenti Hashim Thaçi përfundon vizitën në Kosovë, niset për në Hagë

12:27 | 22 Mars 2025
K.B

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dy ditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara ia mundësuan pas vdekjes së babait.

Para pak qastesh, ai është larguar nga zyra e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku ka qëndruar gjatë natës.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovës, ai është vizituar nga familjarët e tij.

Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm