Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-Presidenti, Fatmir Sejdiu, ka rikthyer fjalimin e tij të bërë gjatë Kuvendit të fundit Zgjedhor të LDK’së, në të cilin Isa Mustafa kishte dalë si kryetar partie.
Sejdiu, ka thënë se që nga atëherë kishte paralajmëruar se një “kuvend i pazareve” dhe pamundësimit të garës demokratike ka çuar LDK-në në një rezultat të tillë, sic doli në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku LDK doli e treta me 13 për qind të votave, shkruan arbresh.info.
“Paralajmërimi im në Kuvendin e IX-të të LDK-së, që ishte kuvend i pazareve “të konsensusit” dhe i pamundësimit të garës demokratike, veprime këto të cilat e sollën këtë rezultat të LDK-së sot”, ka shkruar Sejdiu.
Ndryshe, Isa Mustafa ka paralajmëruar largimin e tij nga posti i kryetarit të LDK-së pas rezultatit më të ulët që ka arritur ky subjekt politik në zgjedhjet parlamentare./arbrrsh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë