Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se një hapësirë që ishte e braktisur dhe e shkatërruar do të shndërrohet në një kënd rekreacioni për banorët e kësaj komune.
Sipas Tahirit, komuna ka marrë përsipër që të rregulloj këtë hapësirë, me ç’rast do të ndërtohet një fushë basketbolli, tabelë shahu, ndriqim e gjelbërim për vushtrriasit.
“Edhe një hapësire publike në qendër të qytetit po rregullohet.
Ish pompa e benzinës, e braktisur dhe e demoluar, prapa ish Migros përbënte rrezik të përgjithshëm për banorët aty.
Prandaj, Komuna po e rregullon këtë hapësire, duke larguar rezervuarët e rrezikshëm e ku më pas do të ketë fushë basketbolli , tabelë shahu ♟, gjelbërim , ndriqim dhe më shumë siguri për banorët”, tha ai.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte