Ish-polici Xhelal Reçi mund të jetë qëlluar nga vrasës me pagesë. Këto janë dyshimet e policisë pas dëshmisë së djalit të tij Besnik Reçi dhe faktit se makina që u përdor për atentatin rezulton të jetë vjedhur në Fier.
Sipas burimeve, kanë qenë persona nga qyteti i Fierit të cilët janë paguar dhe kanë udhëtuar drejt Laçit dhe ekzekutuan 60-vjeçarin.
Pista kryesore është ajo e vrasjes për shkak të llogarive dhe konflikteve me grupe kriminale të djalit të viktimës Besnik Reçi, të cilit në Gusht të vitit të kaluar iu bë atentat por i shpëtoi pasi u largua me shpejtësi duke u shpëtuar plumbave.
Ndonëse kanë kaluar 2 ditë nga vrasja, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të cilët mendohet se pasi kryen krimin u larguan në drejtim të qytetit të Shkodrës. Ish-polici Xhelal Reçi u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje pranë një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit.
60-vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve duke mbetur i vdekur në vend. Ai njihej nga banorët e zonës si njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte. Pasi kishte hequr uniformën e policisë, Reçi merrej me biznes në qytetin e Laçit./TVKLAN/
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...