Gjykata e Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndaj ish-zyrtarit policor, Sllavisha Vukojeviq.
I lartcekuri ishte dashur që sot të paraqitej në Gjykatë për seancën e shqyrtimit fillestar.
Gjykatësi i rastit, Beqir Halili, ka njoftuar prokurorin e rastit, Ismet Ujkani, se më 10 janar 2019, nga Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar se i akuzuari Vukojeviq për të cilin më 26 dhjetor 2018 ishte lëshuar urdhër arresti, momentalisht jeton në Serbi.
Sipas procesverbalit të siguruar nga kallxo.com, në mungesë të kushteve ligjore gjykatësi Halili ka njoftuar se shqyrtimi nuk mund të mbahet.
Ndërsa seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Ndryshe Prokuroria Themelore në Mitrovicë Sllavisha Vukojeviqin e akuzon për kryerjen e tre veprave penale të marrjes së ryshfetit..
Ai akuzohet se më 20 janar 2013, në Leshak të Leposaviqit, si person zyrtar në Policinë e Kosovës, së bashku me të pandehurin Radosllav Pavlloviq (procedura penale ndaj tij ishte zhvilluar ndaras dhe ai nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, në qershor të 2017, në mungesë të provave është liruar nga akuza), në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar përfitim material që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare.
I akuzuari Sllavisha Vukojeviq të dëmtuarin Branko Pllavshiq e ka ndalur dhe i ka kërkuar dokumentet e automjetit, e pasi që i dëmtuari nuk i ka pasur, i është drejtuar me fjalët: “Do ta shkruaj dënimin prej 80 euro dhe do ta dërgojë në Vushtrri të flesh nëse nuk i jep 20 euro”.
Në pikën dy të aktakuzës, Sllavisha Vukojeviq akuzohet se me 28 janar 2013, në fshatin Rvatska, po ashtu komuna e Leposaviqit, në pozitën e zyrtarit policor, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe ka pranuar përfitim material nga i dëmtuari Zahit Ibrahimoviq.
Në akuzë thuhet se Zahit Ibrahimoviq kishte qenë me kamion duke transportuar bagëti, ku thuhet se i njëjti ua ka treguar dokumentet e nevojshme të Agjencisë së Ushqim dhe Veterinarisë, por se i akuzuari Vukojeviq së bashku me të pandehurin Pavlloviq, i kanë thënë se ato nuk vlejnë dhe i kanë kërkuar dhe kanë marrë 120 euro.
Kurse në pikën tre të aktakuzës, Sllavisha Vukojeviq, akuzohet se më 13 shkurt 2013, në fshatin Postenjë, komuna e Leposaviqit, në bashkëveprim me të pandehurin Radosllav Pavlloviq, të dëmtuarin Ivan Radulloviq të cilit i kishte kaluar regjistrimi, e kanë ndalur dhe i kanë kërkuar 10 euro.
Akuza thotë se përveç kësaj, i akuzuari Vukojeviq ka tentuar që nga i dëmtuari në fjalë të marrë një paketim me 15 copa pashteta.
Me këtë, Sllavisha Vukojeviq, nga Prokuroria ngarkohet për kryerjen e tre veprave penale të marrjes së ryshfetit.
Sa i përket përfshirjes së të akuzuarit tjetër në këtë rast, Radosllav Pavlloviq, procedura penale ndaj tij ishte zhvilluar ndaras dhe ai nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, në qershor të vitit 2017, në mungesë të provave është liruar nga akuza. /kallxo.com
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”