Google ADS

Ish-partneri kryesor i Shqiprim Arifit, krijon forcën e tij politike

19:17 | 24 Shkurt 2021
V. S.

Armend Aliu, personi që qëndron pas shumë sukseseve të partisë APN, që udhëhiqet nga Shqipërim Arifi, i ka ndarë rrugët me partnerin e dikurshëm. Në një kohë rekord , Aliu mbodhi nënshkrimet dhe pritet të konkurojë seriozisht në zgjedhjet që do mbahen brenda një muaji.

Ndryshe Aliu, aktualisht është nënkryetari i Preshevës dhe ishte partneri kryesor i Shqiprim Arifit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Alternativa Demokratike Shqiptare sot përfundoi procesin e mbledhjes së nënshkrimeve.

Faleminderit shumë për përkrahjen e juaj!

Faleminderit të gjithë aktivistëve që u siguruan për një mbarëvajtje të lehtë të këtij procesi administrativ.

Përkrahja juaj e madhe, na motivon edhe më shumë për punën tonë.

Do të informoheni me kohë për finalizimin e të gjitha veprimeve për dorëzim të listës sonë për pjesëmarrje në zgjedhje.

Kështu ju duam edhe në fushatë, edhe ditën e zgjedhjeve, të qetë, të sigurt dhe me parime demokratike!

Ditët në vijim vazhdojmë me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë dhe pjesë të programit.

FALEMINDERIT!

Armend Aliu

Alternativa Demokratike Shqiptare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme