Ish-Ministrja e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka marrë pozitën e këshilltares politike të Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Lajmin për emërimin e Reshitajt në këtë pozitë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.
Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.
Zonjës Reshitaj i uroj punë të mbarë.
RH
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...