Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar për vdekjen e 18 vjeçares në Ferizaj dhe varrimit të saj që u bë sot në varrezat e qytetit.
“Më duhet t’i them dy fjalë për humbjen e Marigonës. Marigonën nuk e humbi vetëm familja e saj, e humbëm të gjithë ne. Vrasja e saj është tregues se ne duhet të shërohemi nga paragjykimet e nga manipulimi i tragjedive. Vrasja e Marigonës nuk duhet të jetë kot por duhet të jetë thirrje për vetëdijësim”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Selimi komentoi edhe sjelljen e shtetit karshi kësaj ngarje, ku tha se varrimi i të ndjerës duhej të ishte dua për të, e jo për fjalimi politike.
“Më duhet t’i them edhe dy fjalë për sjelljen e shtetit në këtë ngjarje. Varrimi i të ndjerës do të duhej të ishte dua për shpirtin e saj, për paqen e saj në përjetësi e jo për fjalime politike. Dalja në protestë e bartësve të institucioneve është hipokrizi. Ai gjyqtar që nuk caktoi seancën nuk është gjyqësori, ai prokuror që nuk e ndjeki të pandehurin nuk është prokuroria e shtetit, ata janë individ të papërgjegjshëm e shkelës të ligjit. Damkosja e KGjK-së dhe e KPK-së nga ekzekutivi duke marrë pjesë në protesta është fshehje nga përgjegjësia”, tha Selimi.
“Shoqëria civile na rrin mbi kokë për të na përmirësuar. Bëjnë mirë se e ndihmojnë shtetin por kur vet shteti gjeneralizon dhe vë në të njejtën shportë të pandershmit dhe gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, atëherë shteti nuk ekziston më. Babai i Marigonës beson në drejtësi, se ja le drejtësisë që të vendosë, këtë e bën duke tejkaluar dhimbjen. Kërkon drejtësi e lutet që ky rast të mos përsëritet. Madhështia e tij është fisnike. Vëllau i dorasit distancohet nga vrasësi dhe kërkon nga drejtësia të jep denimin meritor. Ironikisht ata që bartin përgjegjësinë e dikasterit të drejtësisë nuk i besojnë të njejtit”.
“Në dhimbje nuk bëhet politikë. Në zërin e shoqërisë civile nuk bëhet politikë. Politikë bëhet duke e përmirësu shtetin, duke u ballafaquar e duke besuar. Marigonë, pusho në paqe. Vrasja jote është dhimbja jonë dhe shpërfaqja e ndërgjegjes kolektive të shoqërisë sonë, ndërgjegjes së ndyrë e manipulative”, shtoi ai.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...