Ish ministri: Të mos kursehemi për përgatitjet ndaj koronavirusit

11:22 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili në këtë komision tha se edhe pse ende nuk ka ndonjë ilaç që vepron kundër koronavirusit, zgjidhja e vetme mbetet kufizimi deri më tani.

“Për koronavirusin nga ajo që kemi parë nga raporti OBSH na ka tregu se koronavirusi ka mundësi të kufizohet. Në Kosovë nëse do të paraqitet një rast i tillë institucionet të jenë  të përgatitur ta kufizojnë atë. Ende nuk ka një ilaç i cili vepron kundër saj e asnjë vaksinë dhe e vetmja që na mbetet është kufizimi po flas në bazë të asaj që po shohë, dhe që u diskutua këtu”, tha ai.

Ismaili tha se nëse komisioni ka nevojë për ne mos na kurseni, raporton portali arbresh.info.

Ai kërkoi që të bëhen përgatitjet e duhura që të marrim shembull si vendet e tjera dhe jo si Italia.

“Fakti qe nuk është miratu buxheti ju kufizon.  Maskat kushtojnë 1 euro, por nuk keni ku ta bleni. Ndoshta nuk ndodh, por unë po flas për atë qe mund të ndodh. Nëse komisioni ka nevojë për ne mos na kurseni jemi të gjithë vigjilent paraja që sot e shpenzojmë është më e lirë se ajo që e kursejmë. Shpresojmë ti bëjmë përgatitjet e duhura që të marrim shembull si vend dhe jo si Italia që nuk e ka marr seriozisht mënyrën se si e ka kontrollu virusin”, tha Ismaili./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/194091831844509/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme