Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për luftë, duke thënë se këto kërcënime kundër shtetësisë dhe sovraniteti të Kosovës janë dëshmi se Serbia po vazhdon politikën hegjemoniste serbo-madhe.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj i ka rikujtuar president serb se Kosova është shumë herë më e fortë se në vitet ‘98-99 dhe sipas tij, kjo e dëshmon armatimet moderne që Kosova ka blerë së fundmi, përcjell Arbresh.info.
“I rikujtoj presidentit serb, se Kosova është shumë herë më fortë se ajo e viteve 1998-1999, dhe mbi të gjitha në ndërtimin e kapaciteteve të saja ushtarake. Armatosja e kësaj të fundit nga armët me moderne, janë dëshmi me e paktë se shteti i jonë është me i fortë se sa duket në pamje të parë. Po ashtu, forcimi i Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera të sigurisë, tregon pjekurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës karshi sovranitetit të saj”, ka shkruar Mehaj.
Mes tjerash, Mehaj ka theksuar se Kosova është me fat që ka në krah miqtë si SHBA-në dhe NATO-n.
“I siguroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që siguria e jonë është në nivelin me të mirë të mundshëm, kjo fal rritjeve të kapaciteteve të Ushtrisë sonë, Policisë sonë e organeve të shërbimeve intelegjente të Kosovës, rritje kjo e bere fal mbështetjes së NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar Mehaj.
“Qytetaret tonë, duhet të flenë të qete ashtu siç e tha miku im e miku i madh i Kosovës, ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Kosova është me fat se krah asaj ka miqtë e saj të prire nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-së”, tha ai.
Sipas ish-ministrit, Serbia duhet patjetër të anëtarësohet në NATO për tu larguar nga orbita e orientimit rus.
“Edhe pse Serbia e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht kundër agresionit rus, kjo ka qenë me shumë formale dhe farsë, kete e din miqt tane fort mir”, thotë Mehaj.
Në fund, Mehaj ka bërë të ditur se anëtarsimi i Kosovës në NATO është përpjekja e jonë dhe për këtë thotë se po punojmë cdo ditë.
“Kërcënimet e Serbisë për luftë në Kosovë, i ka me qëllim të dëmtimit ekonomik të Republikës sonë. Anëtarësimi i Republikës sonë në NATO, është rruga e vetme dhe përpjekja e jonë për të arritur në këtë Aleancë të vendeve demokratike do të jetë e pandalshme. Kosova duhet të jetë vendi i 33 anëtar i NATO-së. Për këtë punojm çdo ditë e do të punojm në vazhdimësi, u shpreh ish-ministri Mehaj./Arbresh.info
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...