Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka folur për mediumin online Arbresh.info rreth gjendjes në shëndetësinë kosovare.
Zemaj fajëson Qeverinë Kurti dhe kreun e këtij dikasteri, Arben Vitinë për gjendjen aspak të mirë në sektorin e shëndetësisë në vend, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, kjo qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë, dhe ka lënë anash Draft-Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.
Po ashtu, sipas ish-ministrit, keqpërdorimet brenda sistemit shëndetësor që po vazhdojnë ende, raportimet për mungesë të barnash, lista e gjatë e pritjeve të pacientëve dhe skandalet e vazhdueshme që po ndodhin sipas tij.
Sipas Zemajt, tani deputet i LDK-së, ministria e drejtuar nga Arben Vitija, po bënë improvizime dhe mashtrime për t’i fshehur këto dështime, e që sipas tij, kanë rezultuar me degradim të plotë në sektorin e shëndetësisë.
Premtimet të cilat i kishte proklamuar gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale partitë në pushtet, për Zemajn ishin premtime koti që fundi i këtij viti, apo fillimi i vitit tjetër nuk do t’i gjejë me mungesë barnash, e të cilat kërkesa dhe ankesa janë ende duke vazhduar.
“Kjo qeveri e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, po shihet se nuk e ka prioritet Shëndetësinë, as sigurimin shëndetësor. Shiheni ende sot ka keqpërdorime brenda sistemit shëndetësor, mungesë barnash, listë të gjatë të pritjeve tek pacientët dhe skandalet e tjera të vazhdueshme. Ndërsa në anën tjetër me improvizime dhe mashtrime po tentohet të mbulohen dështimet e kësaj Qeverie dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Zemaj për Arbresh.info.
Qasja e tillë nga koalicioni qeverisës, sipas tij, ka ndikuar edhe brenda punonjësve shëndetësor ku është prishur edhe kolegialiteti dhe harmonia e punës duke u ndarë në baza partiake, pasi sipas tij, janë implikuar edhe njerëzit e papërvojë në menaxhim.
Zemaj, alarmon se ka një konflikt të brendshëm ndërmjet mantilbardhëve e ku po pësojnë pacientët qoftë në marrjen e shërbimeve, apo parandalimin për t’i marrë shërbimet efikase.
Ndërsa, sa i përket sigurimit shëndetësor, Zemaj për Arbresh.info, thotë se në aspektin legjislativ, Vetëvendosje në pushtet ka dështuar plotësisht sepse është viti i katërt dhe legjislacioni nuk është kompletuar, as ai që ishte premtuar dhe as 2 ligjet bazike kryesore.
“Ligji për shëndetësi edhe pse ne iu ndihmuam dhe propozuam vitin e kaluar dhe u refuzua me arsyen se do të vije në atë vit, por nuk erdhi as në vitin 2022, nuk është as në vitin 2023 dhe më së paku ligjet për sigurimet shëndetësore. As ide dhe as strategji, është thënë se është duke u bërë një studim fizibiliteti. Nuk kemi pa akoma diçka konkrete dhe kjo është gjendja dhe në rrethana të cilat është duke u gjendur sektori i shëndetësisë”, pohoi Zemaj.
Deputeti i LDK-së, ka folur edhe për kushtet, pastërtinë dhe higjienën në përgjithësi që sot është në Qendrën Klinike Universitare, dhe institucionet të tjera shëndetësore në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ai e ka quajtur degradim plotësisht dhe mjerim.
Sa i përket premtimit të ministrit Vitija se do të bëjë të pa mundurën për t’i ndalur mjekët që mos të ikin nga spitalet publike për të shkuar tek ato private, Zemaj e sheh si frazë të përsëritur, dështuar, mashtrim dhe demagogjike.
Zemaj, ka shtuar se shtimi i inspektorëve shëndetësor është domosdoshmëri, por ky proces sipas tij po keqpërdoret sepse kanë marrë dhjetëra ankesa dhe tendenca që atje të shkojnë të pa kualifikuar./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë