Lajmi i bërë publik nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të së enjtes me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, se Kosova do të blejë nga SHBA-ja raketa antitank “Javelin”, ka nxitur reagime në Serbi.
Dragan Shutanovac, ish-ministër i Mbrojtjes në Serbi dhe themelues i Këshillit për Politikat Strategjike, ka thënë për “Danas” se ky nuk është një lajm i mirë për Serbinë sepse Kosova praktikisht do të ketë ushtrinë e saj.
“Që nga momenti i formimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ishte e qartë se autoritetet në Kosovë synojnë që këto forca të jenë shtylla kurrizore e ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Ju kujtoj se vendimin për formimin e ushtrisë së Kosovës e kishte marrë parlamenti në vitin 2018, por që atëherë zyrtarët e NATO-s e kritikuan atë vendim dhe praktikisht – e ngadalësuan”, tha ai.
Megjithatë, shton ai, me blerjet e fundit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, përfshirë dronët turq, dhe veçanërisht me synimin për pajisjen e FSK-së me raketa antitank, Kosova praktikisht do të ketë një ushtri përkundër të gjitha marrëveshjeve.
“Militarizimi i Kosovës nuk është një lajm i mirë si për Beogradin ashtu edhe për vendet përreth, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë është përballur me rebelime të armatosura që synojnë shkëputjen e një pjese të territorit dhe formimin e Shqipërisë së Madhe, që është baza e aktivitetet politike të ekstremistëve dhe Kurtit”, beson Shutanovac.
Ai vlerëson se “ky veprim i administratës amerikane do të shkaktojë pakënaqësi, por ju kujtoj se Serbisë së fundi i është miratuar blerja e automjeteve të blinduara luftarake, kështu që ky vendim paraqet një raport të balancuar ndaj Prishtinës dhe Beogradit”.
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...