Ish-ministri i Mjedisit: Urgjentisht të zbatohet udhëzimi për kontrollin e gazrave të automjeteve

22:47 | 29 Janar 2018
M. A.

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka bërë përgjegjës për ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë moszbatimin e udhëzimit administrativ për kontrollin e gazrave nga automjetet.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se ky akt nënligjor urgjentisht duhet të fillojë të zbatohet.

Sipas tij, masat e tjera që duhet t’i ndërmarrin institucionet për uljen e ndotjes së ajrit janë kontrollimi i filtrave në termocentralet e KEK’ut, vetëdijësimi i popullatës për mospërdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse dhe zgjerimi i projektit të koogjenerimit.

Agani ka theksuar se rreziku nga ndotja e ajrit është i madh.

Ai ka bërë thirrje të ketë një përkujdesje ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

Prishtina këto ditë po përballet me ajër të ndotur që po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme