Ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë për ndryshimin e kufijve të tjerë në rajon, thotë ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, për DW. Nëse në Kosovë ndiqet kjo logjikë, pse ajo të mos vlejë edhe diku tjetër.
Deutsche Welle: Zoti Jeremiq, shpesh keni kritikuar mungesën e transparencës në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe takimet “joformale nëpër restorane”. A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçicit dhe Hashim Thaçit?
Vuk Jeremiç: “Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump me memorandumin e Shtëpisë së Bardhë i dërgon letër Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit dhe thotë: “Tani kur jeni edhe një hap larg marrëveshjes…” atëherë unë mendoj se askush nuk e ka mashtruar Presidentin Trump, se po ndodh diçka, nëse nuk po ndodhë asgjë. Kjo është një prej dëshmive se diçka po ndodh, ndërsa ne në Serbi nuk e dimë fare se ku po ndodh dhe cila është përmbajtja e bisedimeve. Më duket se situata në Kosovë është pak më e mirë dhe se atje ka konsultime mes faktorëve të ndryshëm politikë, në dallim prej Serbisë. Mendoj se kjo nuk është rruga e mirë për arritjen e një marrëveshjeje.”
Ju keni thënë se keni folur shpesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk keni mundur askund t’i publikoni këto ide. Ja tani e keni rastin që në DW t’i publikoni këto ide: Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?
”Për të arritur një zgjidhje afatgjatë gjërat nuk mund të rregullohen nga kulmi. Duhet gjetur zgjidhje nga themeli. Themeli nënkupton vendosjen e mirëbesimit për zbatimin e marrëveshjeve. Tani nuk ekziston atmosfera për aplikimin e çfarëdo marrëveshjeje. Aktorët janë të interesuar për mbajtjen e tensioneve konstante, për shkaqe të brendshme politike dhe kjo paraqitet si një armiqësi. Së pari duhet të ndryshohet atmosfera e bisedimeve. Dy, duhet kërkuar zgjidhje shumë konkrete të cilat janë parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut në hapsirat ku jetojnë, në radhë të parë për minoritetin, sepse ai është i rrezikuar në këtë moment. Gjëja tjetër që duhet bërë është definimi i statusit, mbrojtja dhe garancitë për Kishën Ortodokse serbe. Rëndësia e Kosovës për Serbië në kontekstin e identitetit është e ndërlidhur në masë të madhe me Kishën ortodokse serbe. Mendoj se është gabim të flitet tani për ndonjë zgjidhje konkrete, por është me rëndësi për gjetjen e zgjidhjes afatgjate të statusit që të ndryshojë qasja dhe të krijohet një atmosferë e mirëfilltë për negociata. E kur të dy palët përfaqësohen nga persona, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë angazhuar në vitet 90-të për shkallëzimin e armiqësive, atëherë vështirë të paramendosh që pikërisht ata do të flakin të kaluarën që i ngarkon, dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjatë dhe paqë të qëndrueshme.”
A besoni në paqen afatgjate dhe pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve?
”Jo me udhëheqësit e tanishëm në Beograd dhe në Prishtinë.”
A ekziston ndonjë qëndrim i përbashkët i opozitës në Serbi për çështjen e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, të cilën e kanë përmendur si mundësi të dy presidentët?
”Ne jemi kategorikisht kundër këtyre gjërave. Aspak nuk duhet dyshuar, se nëse vjen deri te rivizatimi i kufijve dhe përkufizimet e reja, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe dikush tjetër në rajon. Si mund të shpjegoni një shkëmbim territoresh ku njëri grup etnik do të mbetej këndej e tjetri në anën tjetër? Nëse lejoni logjikën se kjo sjell paqe dhe stabilitet, si mund të thoni se e njëjta nuk vlen edhe 400 kilometra më larg? ”
Kur flasim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, cili është qëndrimi i opozitës për pavarësinë e Kosovës?
”Për mua nuk ka dielema – unë jam kundër pavarësisë. Nuk dua të flas në emër të të gjithëve, sepse tani kemi një opozitë unike dhe jemi bashkuar rreth një çështjeje, e ajo është vendosja e një Serbie normale dhe demokratike. Pas realizimit të këtij qëllimi, në kuadër të përballjes së lirë dhe demokratike, secili do të angazhohet për realizimin e ideve për Kosovën, ekonominë dhe të gjitha çështjet tjera. Ne në Serbi nuk kemi tani privilegjin e shprehjes dhe shkëmbimit të mendimeve të lira.” /DW.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës