Ish-ministri Hasani: Të ndërrohet klasa politike si trajneri te përfaqësuesja e Kosovës në futboll

09:39 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kërkuar ndryshime rrënjësore të klasës politike në të gjitha institucionet.

Hasani, përmes një statusi në Facebook ka thënë se shembull për këtë duhet të merret përfaqësuesja e Kosovës në futboll, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Në këtë vend duhet të ndodhin ndryshime të mëdha.

Kjo klasë politike duhet të ndryshohet rrënjësisht sepse vetëm kështu mund të shkohet përpara. Shembulli më i mirë i kësaj është përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Pasi në krye të saj erdhi një trajner i ri, i përgatitur, strateg vendi jonë nuk po njeh humbje dhe çdo ditë po ngjitet lart e më lart. Mbase një ndryshim i tillë na duhet në të gjitha institucionet e vendit, në krye të të cilit do të vijnë njerëz të ri, me vizion, të pastër që e duan vërtetë këtë shtet. Bh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme