Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se ideja që ‘Trepça’ të hyjë në bisedimet Kosovë-Serbi është e papranueshme.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka shkruar se bërja pazar me pasuritë e Kosovës nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë.
“Mjaft kemi humbur nga këto bisedime. Një njeri që e do vendin e tij nuk do të pranonte me asnjë kusht ta vë në dyshim pronësinë e Trepçës. Me Serbinë nuk negociohet. Siç keni filluar, jeni në rrugë për t’ia falur Serbisë çdo gjë të vlefshme. Sot e negocioni ndarjen e Trepçës, nesër e falni Ujmanin e pasnesër një pjesë të territorit të Kosovës….”, ka shkruar ish-ministri Hasani.
Aksident me 7 persona të plagosur në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri