Ka nisur raportimi i ish ministrit Shyqeri Bytyqi në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Ish ministri-Bytyqi tha se gjatë kohës sa ishte ministër i Arsimit, është formuar një komision i arsimit, dhe secila shkollë ka treguar numrin e saktë të nxënësve në atë shkollë.
“Si procedura nëse flasim është formuar komisioni i cili paraprakisht ka marrë informacione nga drejtoritë komunale të arsimit për secilën shkollë, secilën klasë, dhe pastaj janë ftuar dy shtëpi botuese dhe është bërë blerja e tyre, kjo pra ka qenë forma ose procedura se si janë blerë librat, tha ai.
Bytyqi tha se nuk mund të bëhet shpërndarja e teksteve pa pas një komunikim zyrtar me DKA-në.
“Pas shpërndarjes kemi pasur ndonjëherë ndonjë problem teknik”, tha ish ministri. I pyetur tutje se a ka ndodhur që në vitin 2018, nuk është sjelle numri i saktë i librave, Bytyqi tha se ka ndodh që të ketë vonesa, por janë kompozuar ato mungesa. Duke shtuar se nuk ka pasur mungesë të theksuar.
Se a ka ndodh që gjatë kohës sa ka qenë ministër me dërgu tekste në shkolla më shumë se sa është dashtë, Bytyqi tha se zyrtarisht nuk ka asnjë informacion që mund të kenë dërguar libra më shumë.
Ai tha se gabime teknike mund të ketë pasur, por që të dërgohen qëllimisht më shumë libra tha se nuk ka ndodhur.
Ish ministri i Arsimit, Shaqri Bytyqi tha se gjatë kohës sa ka qenë në krye të kësaj ministrie, mendon që e ka përmbush premtimin e tij ligjor që të blen librat e jo t’i subvencionojnë.
Ai tha se nuk është vërejtur ndonjë ankesë te theksuar për ndonjë vonesë, duke shtuar se me 1 shtator të gjithë nxënësit janë furnizuar me tekste shkollore./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%