Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’ia sqarojë popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit.
Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se kryeministri duhet të tregojë nëse ka kandiduar “për t’i përmirësuar e zgjidhur çështjet të cilat nuk janë menaxhuar mirë nga qeveritë e kaluara apo për të vazhduar nga pozita e kryeministrit me opozitarizmin e fajësimit të tjerëve ndërkohë që shfrytëzon të gjitha privilegjet e pushtetarit më të fuqishëm në vend”.
“Pyetja logjike dhe praktike që shtrohet këtu është: në cilin vend, së paku në Europë, i mundësohet një kryeministri të mos marrë asnjë detyrim e përgjegjësi për punën që i është besuar e që në fund të fundit edhe paguhet?! Mungesa e marrjes së përgjegjësisë personale nuk është karakteristikë e shoqërive të qytetëruara, ka të bëjë me tribalen”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...