Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se është absolutisht e papranueshme kjo mësyerje akuzash publike pa kurrfarë baze që po e shohim nga zyrtarët e lartë shtetëror.
Ymeri, po ashtu, ka shkruar se nga pozita e udhëheqësit institucional dëshmitë që mund t’i kenë për shkelje e krime duhet t’i dorëzojnë te organet përkatëse, transmeton arbresh.info.
Publikun ta njoftojnë për vendimet në mënyrë transparente. E jo ta helmojnë me insinuata e dyshime. Këto nuk kanë për qëllim t’i luftojnë shkeljet.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
Është absolutisht e papranueshme kjo mësyerje akuzash publike pa kurrfarë baze që po e shohim nga zyrtarët e lartë shtetëror. Mbrëmë Presidenti. Më herët u.d së Ministrit të Brendshëm. Nga pozita e udhëheqësit institucional dëshmitë që mund t’i kenë për shkelje e krime duhet t’i dorëzojnë te organet përkatëse. Publikun ta njoftojnë për vendimet në mënyrë transparente. E jo ta helmojnë me insinuata e dyshime. Këto nuk kanë për qëllim t’i luftojnë shkeljet. Por vetëm për PR. Për propagandë kundër njëri tjetrit – edhe nese kështu, përmes akuzave publike, rrezikojnë të heshten e deformohen rastet gjyqësore.
Sëkëndejmi e kam të vështirë ta marrë për të vërtetë cilindo deklarim të Presidentit në këtë luftë të dëmshme politike të tij me Kryeministrin. Shumë prej atyre akuzave të hedhura kuturu mbrëmë nga Presidenti nuk kanë kurrfarë baze. Prej akuzës për Astrit Deharin e deri te huqja totale, e qëllimshme, për familjarët e Albulena Haxhiut.
Skena politike e opinioni publik në përditshmëri po helmohen e terrorizohen nga kacagjelosja Thaçi- Kurti, dhe kjo po e dëmton rëndë aktualitetin e potencialitetin institucional të Kosovës si dhe po e rrezikon sigurinë e vendit. Jemi në një situatë shumë delikate në procesin e shtetndërtimit, të demokracisë e rendit publik. Sjellja e tillë e dy krerëve shtetëror po e rëndon edhe më shumë këtë situatë.
Prandaj çështja e ndërhyrjes eventuale në Njësitin e përgjimeve duhet hetuar nga organet e drejtësisë me urgjencë dhe me seriozitet. Në bazë të këtij hetimi pastaj të merren masat karshi fajtorëve. Nëse këta vërtetë kanë ndërhyrë atëherë duhet të ndjeken penalisht, përveç se të përgjigjen politikisht. Kjo do të kishte me qenë ndërhyrje serioze arbitrare e Ekzekutivit në çështje të Gjyqësorit si dhe në privatësinë e sigurinë e qytetarëve. Nëse del të jetë e pavërtetë, atëherë Presidenti duhet të përgjigjet për shpifjen, përveç se politikisht, edhe para gjyqit. Një gjë e tillë nuk guxon në asnjë mënyrë të kalojë në heshtje.
Si shtet e veçanërisht si shoqëri nuk guxojmë në asnjë mënyrë të lejojmë që një sjellje e tillë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e zyrtarëve shtetëror të na bëhet normale. Ky antagonizëm Kryeministri-Presidenti (Kurti-Thaçi) ose e ‘reja’ me të ‘vjetrën’ është artificial. Nuk është njëri e kundërta e tjetrit, politikisht e konceptualisht. Ata në të vërtetë përherë e më shumë po bëhen dy anët e së njëjtës medale. Sepse të dy politikën e kanë reduktuar në kundërshtim ndaj personit të tjetrit. Të dy nuk po zjgedhin mjete e fjalë për ta luftuar njëri tjetrin. Asnjëri prej tyre nuk paraqet asnjë shenjë progresiviteti në politika, përveç retorikës boshe elektorale. Dhe po i shërbejnë njëri tjetrit. Ndërkohë që progresive po mbetet vetëm një: Të jesh KUNDËR KËSAJ POLITIKE. Kjo është ana e vetme e vlefshme./arbresh.info
https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10157240848428456
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...