Ish-kryetari i Vushtrrisë niset për haxh

08:13 | 29 Qershor 2022
A. B.

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri  sivjet ka vendosur të niset drejt Arabisë Saudite për pelegrinazhin e haxhit.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, i veshur siç parashihet të duken pelegrinët, shihet në një fotografi në areoportin “Adem Jashari”, të cilën e ka publikuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri.

“Haxhi 2022”, shkroi Tahiri.

Kujtojmë se, këtë vit për pelegrinazhin e haxhit u nis edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme