Kosova mund të përballet me një ngërç të ri politik kur është koha për formimin e Qeverisë. Lidhur me këtë, njohësit e çështjeve juridike thonë se për formimin e qeverisë janë disa skenare që mund të ndodhin.
Në një prononcim për ‘Indeksonline’, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëherësh eksperti për çështje juridike, Mazllum Baraliu ka konfirmuar se koalicioni PAN e ka mundësinë e para që ta formojë qeverinë.
Mirëpo, sipas tij, nëse e njëjta dështon atëherë kjo do t’i kalojë me automatizëm ndonjë grupacioni tjetër politik.
“Koalicioni PAN në qoftë se mundet ai e ka radhën duke u nisur sipas nenit 95 të kushtetutës së Republikës së Kosovës e ka të drejtën që ta formojë qeverinë dhe të bëjë një kabinet prej 61 deputetësh. Pastaj, të ja jap propozimin presidentit pikërisht sipas këtij nenit kushtetutës i cili e ka për detyrë që cili do koalicion e në këtë rast është koalicioni PAN ose edhe ndonjë subjekt politik apo parti politike që i ofrohet e që kanë numërin më të madh të votave nga zgjedhjet e 11 qershorit do të udhëhiqet nga amandatatet”, ka thënë Baraliu.
Më tej, profesori universitar ka shpjeguar edhe rastin se nëse as koalicioni i dytë apo partia e dytë nuk mund ta formojnë qeverinë, cili grup tjetre mundet ta bëjë.
Ai thotë se është një e drejtë diskrecionale e presidentit të Republikës që t’ia jap mandatin grupacionit të tretë politik për formimin e qeverisë. Në rast se edhe kjo nuk bëhet, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“I pari subjekt politik që ta formojë qeverinë i takon e drejta koalicionit PAN ta japin propozimin te presidenti dhe ai të ja aprovoj këtë të drejtë dhe ti mandatojë që ata vetë të formojnë qeverinë. Nëse nuk munden, atëherë i takon çdo subjekti politik apo grupacion politik në këtë rast koalicionit LDK-AKR-Alternativa nëse normalisht arrijnë që ti kenë numrat, nëse jo atëherë koalicionit eventual paszgjedhor që mund të jetë Vetëvendosja si partia më e madhe që ka dalë numerikisht dhe LDK-ja me ata të vet e kështu me radhë, pra me minioritet ose edhe me ndonjë parti politike më të vogël, pra kush arrin i dyti si parti e dytë pas asaj PAN-it si koalicion i pare mund ta bëjë dhe duhet ta bëjë qeverinë në afat prej 15 ditësh”, ka thënë Baraliu.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...